Goditi me sende të forta një 64-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Velipojë

Shqipëria

Goditi me sende të forta një 64-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Velipojë

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 14:24
Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një 21-vjeçar për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 64-vjeçar.

Aktualisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rastit dhe kapjes së autorit.

Njoftim i Policisë:

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin “Pulaj-Plazh”, shtetasi V. L., 21 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat