Elbasan/Mbesa e raporton xhaxhain në Polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Shqipëria

Elbasan/Mbesa e raporton xhaxhain në Polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Policia në Elbasan ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi të njëjtin e ka raportuar mbesa e tij, 22 vjeçe, për kryerje të marrëdhënieve seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth 1 muaj më parë, teksa thuhet se Prokuroria po i vijon hetimet për verifikimin e kallëzimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, u tha në njoftimin e Policisë së Elbasanit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat