Aksident gjatë natës në Bllok, “Benz-i” del nga rruga dhe përplaset me pemët në trotuar

Shqipëria

Aksident gjatë natës në Bllok, “Benz-i” del nga rruga dhe përplaset me pemët në trotuar

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një aksident me makinë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me një pemë.

Siç shihet edhe në pamje, makina është dëmtuar thuajse plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.

Po ashtu, ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që detaje të tjera priten në vijim nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat