Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë, evakuohen banorët e banesave pranë biznesit

Shqipëria

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë, evakuohen banorët e banesave pranë biznesit

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat