Aida Hajnajt i mbaron mandati për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, më 1 shtator mblidhet KLP!

Shqipëria

Aida Hajnajt i mbaron mandati për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, më 1 shtator mblidhet KLP!

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Më 1 shtator do të mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të diskutuar mbi mbarimin e mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Mbledhja do të zhvillohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.

Kujtojmë që në muajin korrik, SPAK bëri publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas SPAK, nga 13 kandidatë gjithsej kanë kaluar: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, të cilët do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit.

Ndërkohë, janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat