Situata nga vatra e zjarrit në fshatin Vajzë po përkeqësohet me kalimin e kohës, pasi erërat e forta po i japin shpejtësi përhapjes së flakëve.
Zjarri është duke iu afruar gjithnjë e më shumë fshatit dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Deri tani, janë raportuar të djegura dy shtëpi prej druri.
Për të menaxhuar këtë situatë të vështirë, janë angazhuar forca të zjarrfikësve nga Selenica, ndërsa një mjet zjarrfikës është dërguar edhe nga Vlora për të mbështetur përpjekjet e shuarjes së zjarrit.