Stuhia shkakton dëme në Tiranë, 4 persona të lënduar dërgohen në spitalin e Traumës

Shqipëria

Stuhia shkakton dëme në Tiranë, 4 persona të lënduar dërgohen në spitalin e Traumës

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 19:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë ditën e sotme vendin, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha por dhe lëndime te disa qytetarë.

Në Tiranë, për shkak të goditjeve nga era e fortë, 4 persona janë dërguar në spital, ndërsa total 23 individë janë paraqitur për ndihmë mjekësore.

Të lënduarit, përfshirë një burrë dhe tre gra, janë me moshë 64, 55, 49 dhe 37 vjeç.

Ata kanë pësuar dëmtime në kokë, kryesisht nga goditjet që ka shkaktuar stuhia.

Ata po trajtohen në Spitalin e Traumës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat