Çadra të shkatërruara në rrugë kryesore e biznese të dëmtuara, Vlora një ditë pas stuhisë

Shqipëria

Çadra të shkatërruara në rrugë kryesore e biznese të dëmtuara, Vlora një ditë pas stuhisë

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 10:57
Foto nga vendgjarja

Çadra të kthyera përmbys që kanë përfunduar deri në rrugën kryesore, shezlong të shkatërruar totalisht, por edhe beach bare e restorantet që kanë përfunduar në bregdet të dëmtuara.

Kjo është pamja që sjell A2 CNN në orët e para të mëngjesit, përgjatë aksit rrugor dhe në bregdet e rrugës nacionale Vlorë-Radhimë-Orikum pas stuhisë që dje preku Vlorën.

Si pasojë e erës së fortë dhe motit të përkeqësuar dje në mbrëmje në Vlorë ka patur dëmtime të tilla në biznese, në hapësirat e plazheve në çadrat që nuk janë larguar prej andej por edhe në pjesën e fasadave apo edhe pemë.

Image
Foto nga vendgjarja

Mëngjesi i sotëm situatën e ka gjetur të normalizuar. Shiu ka pushur dhe intensiteti i erës ka rënë. Në Vlorë ka dalë dielli dhe njerëzit po i rikthehen plazhi. Përmbytja e djeshme fatmirësisht ka kaluar pa dëme të mëdha në banesa, biznese apo rrezik për banorët.

Reshjet e shiut kanë fikur edhe zjarrin e rënë në fshatin Vajzë të Selenicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat