Nis faza e dytë e regjistrimeve në Universitetin e Tiranës, zgjat vetëm 48 orë

Shqipëria

Nis faza e dytë e regjistrimeve në Universitetin e Tiranës, zgjat vetëm 48 orë

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Universiteti i Tiranës ka hapur sot fazën e dytë të regjistrimeve për vitin akademik 2025–2026.

Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, faza II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë.

Kandidatët që kanë rezultuar fitues duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse me dokumentacionin e kërkuar për të përfunduar procesin e regjistrimit.

Universiteti thekson se “pas çdo faze zhvendoset vija e kuqe në listë, duke krijuar mundësinë për përfshirjen e fituesve të rinj, të cilët mund të regjistrohen në fazën pasardhëse”.

Raundi i parë i regjistrimeve zhvillohet nga 29 gusht deri më 11 shtator 2025, i ndarë në shtatë faza 48-orëshe: Faza I ishte më 29–30 gusht, Faza II nis sot dhe do të zgjasë deri më 1 shtator, Faza III: 2–3 shtator, Faza IV: 4–5 shtator, Faza V: 6–7 shtator, Faza VI: 8–9 shtator dhe Faza VII: 10–11 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat