“E hëna pa reshje dhe me temperatura mesatare”/ IGJEUM: Rrezik për zjarre në disa qarqe

Shqipëria

“E hëna pa reshje dhe me temperatura mesatare”/ IGJEUM: Rrezik për zjarre në disa qarqe

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 16:07
Harta

Kjo fundjavë është përshkruar nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, stuhi e reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar jo pak dëmë kudo në vend.

Lidhur me këtë situatë, Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim, por edhe sa i takon rrezikut për zjarre në disa qarqe të vendit. 

Parashikimi nga IGJEUM:

Reshjet

Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperatura

Nesër (e hënë, dt. 01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 26 °C

në vendet e ulëta: 16 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 25 °C

Era

Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret

Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”.

N? disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vet?m n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarku Vlorë (Veri), qarku Berat (Jug), qarku Elbasan (Jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat