Aksident në Lezhë/ Makina i preu rrugën, automjeti tjetër përfundon në parcelën anës rrugës, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në Lezhë/ Makina i preu rrugën, automjeti tjetër përfundon në parcelën anës rrugës, dy të plagosur

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident në dalje të Lezhës, te kryqëzimi i Ishull Shëngjinit.

Burime bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në një parcelë në anë të rrugës.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, ku një prej tyre është transportuar për Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një mjet, i cili i ka prerë rrugën makinës që lëvizte në drejtim të Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat