Çmimet e blerjes së banesave/ Abdiu: Nuk do ketë ulje

Shqipëria

Çmimet e blerjes së banesave/ Abdiu: Nuk do ketë ulje

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 14:26
Indrit Adiu

Eksperti për pasuritë e paluajtshme, Indrit Adiu thotë se nuk do të ketë ulje të çmimeve të apartamenteve.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Abdiu u shpreh se nga të huyajt, ka interes për blerje banesash në zonat bregdetare.

Abdiu shtoi se një pjesë e tyre jetojnë në këto zona, teksa një pjesë tjetër i japin me qira.

“Nuk mendoj se do të ketë ulje të çmimeve, por një rritje graduale. Kryesisht Tirana ka marrë një rritje gjithashtu të çmimeve. Zonat qendrore në ndërtimet e reja, kanë një rritje kërkese. Në bregdet ka filluar një rritje vitet e fundit. Promovimi i turizmit ka sjellë një interes edhe të investitorëve të huaj. Është shtuar kërkesa për këto zona. Çmimet e zonave bregdetare në krahasim me rajonin, janë ende më të ulëta. Nga të huajt janë përdorur për investime, qira afatgjatë, apo afatshkurtër. Por kanë konsideruar edhe një pjesë për të jetuar. Bankat kreditonin në masën 80-90 përqind, tani janë 75-80 përqind. Në raport me tregun, besoj se do të ketë një ndikim të vogël.”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat