Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Shqipëria

Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Hapet këtë të premte rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Prej orës 11:00 ky aks rrugor do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.

Në hapjen e këtij aksi rrugor do të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat