“Saraje” me kanabis/ Goditet grupi në Malësi të Madhe, asgjësohen mbi 5000 bimë narkotike

Shqipëria

“Saraje” me kanabis/ Goditet grupi në Malësi të Madhe, asgjësohen mbi 5000 bimë narkotike

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Malësi të Madhe pasi u kapën në flagrancë në një parcelë ku po kultivonin bimë narkotike, në fshatin Alijaj.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy vëllezër, si dhe u procedua një tjetër person në gjendje të lirë.

Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat