Zbulohen dy parcela me bimë kanabisi në Tiranë, ruheshin me kamera vëzhgimi online

Shqipëria

Zbulohen dy parcela me bimë kanabisi në Tiranë, ruheshin me kamera vëzhgimi online

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 22:40
Ilustrim

Policia tha se zbuloi në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat