“Do ju hapim barkun me plumba”/ Kërcënohen efektivët e Shqiponjave në Shkodër, arrestohen 2 persona

Shqipëria

“Do ju hapim barkun me plumba”/ Kërcënohen efektivët e Shqiponjave në Shkodër, arrestohen 2 persona

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 21:51
Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie tëtyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat