Dha dorëheqjen si kryebashkiaku i Vlorës, zbardhet mesazhi i Ermal Dredhës: Ndjesë që po e lë...

Shqipëria

Dha dorëheqjen si kryebashkiaku i Vlorës, zbardhet mesazhi i Ermal Dredhës: Ndjesë që po e lë...

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 00:31
Ermal Dredha

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Dredha mori detyrën si kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende.

Ndërkohë, përmes një mesazhi të dërguar në një grup Whatsapp-i, të publikuar nga Desidentët, Dredha shkruan se ka qenë një privilegj shërbimi që ka dhënë.

Dorëheqja e Dredhës vjen një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS, ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat