Sezoni i virozave/ Nikola Ndoni: Kujdes me vajrat e hidrogjenizuara, sheqerin dhe higjenën e tepruar

Shqipëria

Sezoni i virozave/ Nikola Ndoni: Kujdes me vajrat e hidrogjenizuara, sheqerin dhe higjenën e tepruar

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 08:35
Këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni

Këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni ishte sot i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku foli në lidhje me përgatitjet që duhet t’i bëjmë trupit tonë për të përballuar një stinë virozash.

Ai bëri thirrje për kujdes në ushqimet që përdorim, çka ndikon edhe në ngritjen e sistemit imunitar.

“Duhet të tregojmë kujdes me ushqimet që hamë pasi që aty i marrim elementët e parë që i duhen trupit tonë.
Vitaminat specifike merren nga ushqimet specifike.

Për florën bakteriale duhet të kujdesem, janë baktere që rriten në zorrën tonë, që na ndihmojnë me tretjen dhe absorbimin e ushqimit.

Fibrat duhen marrë nga ushqimet me pak karbohidrate.
Duhet konsumuar hudhra, prasi, propolis.

Duhet të shmangim dëmtuesit, që janë të gjitha ushqimet e përpunuara, ku vendin e parë e zënë vajrat e hidrogjenizuara dhe sheqeri, të cilat janë frenues të sistemit tonë imunitar.

Kemi imunitet të dobët tek fëmijët sepse i ushqejmë keq, me sheqerna dhe karbohidrate.

Higjena është shumë e rëndësishme, por se duhet balancë, gjithçka e tepruar është e dëmshme. Duhet të bashkëjetojmë me bakteret dhe viruset”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat