Gazetari Reldar Dedaj komentoi zhvillimet e fundit politike dhe emërimet e reja në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të bëra këtë të enjte nga Kryeministri Edi Rama.
Duke folur për mënyrën sesi Rama menaxhon kabinetin dhe figurat drejtuese, Dedaj theksoi se problemi qëndron në modelin e ndërtuar nga vetë kryeministri dhe jo te individët.
“Modeli ekonomik që ka ngritur Edi Rama, të gjithë ata që mund ta konkurojnë janë të gjithë të nënshtruar tek ai, ashtu si janë ministrat. Është sistemi problem, jo individët. Ai çdo shashkë hedh, ata do merren.
Mediat e trajtuan si masë shpirtërore, kjo është qesharake. Qeverisjes i mungon individualitet. Madje liderat populistë nuk pranojnë konkurrent. Si mund të konkurrohet kur ai dhunon përpara mediave dhe kolegëve të tyre ministrat e vetë. Ku ndodh kjo, në asnjë vend nuk ndodh kjo. Ja ku zotëria këtu Lamallari, reagon sikur kishte marrë çmimin Nobel.” – tha Dedaj.