Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

Shqipëria

Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.

Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.

“Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë.

Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat