Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës/ Bardhi jep detaje: Një njeri që gëzon mbështetje të gjerë

Shqipëria

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës/ Bardhi jep detaje: Një njeri që gëzon mbështetje të gjerë

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 21:08
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një dalje televizive ka folur për kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës.

Bardhi tha se si kandidat nga opozita duhet një emër që gëzon mbështetje të gjerë dhe sugjeroi që të gjithë ata të clët këkrojnë ndryshimin në Bashkinë e Tiranës të jenë në një kandidat të përbashkët.

Më tej, Bardhi tha se nuk është dakord që kandidati i përbashkët të jetë një figurë apolitike.

Sa i përket një emri të mundshëm nga PD dhe refuzimit të disa prej figurave politke për të kandidauar, Bardhi tha se fillimish do të testohen emrat e mundshmë dhe më pas do të shihet se kush prej tyre shfaq interes.

“Duhet një njeri që gëzon mbështetje të gjerë. Cilido që dëshiron ndryshimin në Bashkinë e Tiranës të bashkohemi në një kandidat të përbashkët. Nuk jam dakord që të jetë apolitik. Do të testohen emrat e mundshëm dhe më pas do të shihet kush shfaq interes për të garuar”, tha Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat