Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu pak pas mesnatës së të mërkurës (19 Shtator).
Në foto shihen pamjet nga dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa është dëmtuar edhe një makinë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:55 në rrugën “Arjan Sala” dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.