Grabiti dhe plagosi turisten ukrainase në Greqi, identifikohet autori në Halkidiki

Shqipëria

Grabiti dhe plagosi turisten ukrainase në Greqi, identifikohet autori në Halkidiki

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 20:02
Ylli Shkalla

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur brenda një banese  të marrë me qera në zonën e Kipsa, kur një shtetas ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga ukraina.

25-vjecarja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit. Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke.

Ai është identifikuar si Ylli Shkalla, 27 vjeç, nga Tirana.

Ai rezulton të jetë arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandras në Halkidiki. Ai po vuante dënim në gjysëm liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat