Publikohet fotoja, këta janë babë e bir që humbën jetën nga aksidenti në Shkodër

Shqipëria

Publikohet fotoja, këta janë babë e bir që humbën jetën nga aksidenti në Shkodër

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 19:45
Valentin Bluda dhe djali i tij, Nikoll Bluda

Valentin Bluda dhe djali i tij, Nikoll Bluda, babë e bir humbën sot jetën tragjikisht, pasi u përfshinë në një aksident në aksin Shkodër- Hani i Hotit.

Mësohet se automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin po udhëtonin babë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë reklame.

Përplasja ka qenë fatale për të dy, të cilët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat