Spiropali takohet me Richard Grenell në New York, zbardhen diskutimet

Shqipëria

Spiropali takohet me Richard Grenell në New York, zbardhen diskutimet

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 19:27
Pamje nga takimi

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington D.C

Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se:

Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”

Ndër të tjera, Spiropali cilëson se përgjatë takimit u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, si objektivi jonë kryesor strategjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat