Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Genc Burimi: Rama ka urgjencë që ta mundë përsëri opozitën

Shqipëria

Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Genc Burimi: Rama ka urgjencë që ta mundë përsëri opozitën

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 22:10
Gazetari Genc Burimi

Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin LOG., komentoi përmes një lidhjeje direkte zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur tek zgjedhjet që pritet të mbahen në bashkinë Tiranë, pas shkakrimit të Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.

Sipas tij, Rama po nxiton për të zhvilluar votimet përpara publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Burimi theksoi se opozita ka rënë në një tjetër kurth të ngjashëm me atë të 11 majit.

“Humbja e opozitës më 11 maj nuk ndodhi sepse Rama vodhi, por sepse ishte një opozitë që nuk arriti të bindë. Rama tani ka një urgjencë për ta mundur sërish këtë opozitë, përpara se të dalë raporti i OSBE/ODIHR,” u shpreh gazetari.

Sipas tij, për Ramën është një garë kundër kohës, dhe nuk do që procesi të ngadalësohet nga zhvillimet ligjore apo politike të brendshme, përfshirë edhe rastin e Erion Veliajt.

“Veliaj është një letër nën tavolinë, nuk do Rama që ai ta ngadalësojë këtë proces. Për Ramën është me rëndësi që zgjedhjet të ndodhin para raportit, sepse është një përshpejtim i madh,” tha Burimi.

Ai shtoi se opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha po hyjnë “kokë e këmbë” në këtë kurth të dytë, ndërsa përpjekjet për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sipas Burimit, synojnë të fitojnë kohë për të shtyrë zgjedhjet.

Burimi: Humbja e opozitës në 11 maj nuk qe sepse ai vodhi, por qe sepse ishte një opozitë që nuk arriti të bindë. Në këtë aspekt Edi Rama ka një urgjencë që ta mundë përsëri këtë opozitë përpara se të dalë raporti i OSBE/ ODHIR. Kjo po luhet sot dhe në këtë kurth ka rënë sot opozita dhe Berisha. Duke hyrë kokë e këmbë në zgjedhjet e reja. Në këtë rrugë ku sot Veliaj është një letër nën tavolinë. Nuk do Rama që ky Veliaj ta ngadalësojë këtë proces sepse për Ramën është një luftë kundra kohës.

Në mënyrë që këtë fitore ta marrin përpara daljes të OSBE/ ODHIR. Prandaj historia e kësaj kushtetuese nuk është se do të pengojë Ramën, sepse Veliaj është i hequr. Është thjesht një përshpejtim i madh. Rama e futi opozitën në maj në kurth, që kjo e fundit ra kokë e këmbë brenda. Kur Berisha e kuptoi vonë kurthin, tani ai kërkon që Veliaj të shkojë në Kushtetuese që t’i japë kohë Berishës. Që këto zgjedhje mos të ndodhin përpara se të dali OSBE/ ODHIR kjo po luhet sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat