Reagon avokati Ngjela: Nuk arreston njeri pa prova, Veliaj…

Shqipëria

Reagon avokati Ngjela: Nuk arreston njeri pa prova, Veliaj…

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 23:54
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar shkarkimin e sotëm nga qeveria të Erion Veliajt nga posti i kryebashkaikut të Tiranës. Në një studio televizive, Ngjela tha se Bashkia Tiranë ka nevojë për një drejtues të ri.

‘Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria se ka askush tjetër. Hetuesi thotë nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë. PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin problem tjetër’, tha ai.

Ngjela ngriti pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Veliaj do të shpallet i pafajshëm.

‘Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që ti drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri se është në akuzë penale. Ai mund të marr edhe pafajësi, çfarë do të ndodh pastaj? Kush do të përgjigjet. Kështu ka një lloj nxitimi. Ata e kanë arrestuar sepse e ai mund të devijoi provat, kryesorja e arrestit’, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat