Burime për Euronews Albania konfirmojnë se Partia Demokratike ka nisur sot takimet me aleatët për të gjetur kandidatin për bashkinë e Tiranës.
Tre të mandatuarit e Berishës për negociatat, Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka sot në mesdite pritet të takohen fillimisht me kreun e PR, Fatmir Mediu dhe kreun e PAA, Agron Duka.
Nesër priten takime me drejtuesit e PL.
Nuk dihet ende cili do jetë vendimi.