Mbyllet seanca plenare, mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla

Shqipëria

Mbyllet seanca plenare, mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Mazhoranca kalon me shumicë votash kalendarin dhe programin e punimeve të Kuvendit për muajin e ardhshëm, ndërsa opozita braktisi sallën në momentin që po mbante fjalën kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla.

Me shumicë votash, u miratuan punimet nga data 29 shtator-17 tetor 2025 dhe seanca e sotme u mbyll nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

Nuk munguan debatet dhe akuzat mes dy kampeve politike.

Teksa opozita pretendoi futjen në rend ditë të diskutimeve për kërkesat e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat