Automjeti "Range Rover" i kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, u hodh në erë me eksploziv mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Larushk.
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen ndërsa thekson se janë dëmtuar dy automjete, një prej të cilëve në pronësi të shtetasit E.K.
I vetmi detaj që bën të ditur policia, është se lënda plasëse është hedhur, dhe nuk ka qenë e vendosur më herët në automjet.
Sakaq, blutë e Krujës raportojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.
Ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen ndërsa motivet e sulmit janë ende të paqarta.