Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-maxhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

Shqipëria

Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-maxhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 10:13
Ina Zhupa

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se maxhoranca ka ngritur një propagandë për çështjen e integrimit.

“Unë nuk arri dot ta kuptoj se keni ngritur një propagande për integrimin, sot ju bllokoni debatin.

E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do të duhet të mbroni veten dhe kryeministrin.”, tha Zhupa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat