PD kërkon debat për programin qeverisës

Shqipëria

PD kërkon debat për programin qeverisës

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 11:31
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla foli sot për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ku u rrëzua kërkesa e PD-së, e cila kërkon mocion me debat në kuvend për programin qeverisës.

Socialisti theksoi se mazhoranca është e gatshme të pranojë çdo kërkesë që vjen nga opozita, por kërkesat e opozitës duhet të jenë të formuluar me korrektësi sipas Rregullores, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së tha se Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkohet për një çështje të veçantë. Por sipas tij, PD ka bërë një kërkesë me 6 grup çështje.

“Jemi gjendur para një kërkesë që kishte 6 grup çështjesh. Kërkohej të kishte një mocion me debat, për procesin qeverisë të 12 viteve të fundit, kërkohej që të kishte një mocion me debat për programin qeverisë të periudhës në vijim dhe 4 çështje të tjera”, tha Balla.

Për rrjedhojë ai tha se i kanë dhënë opozitës mundësinë ta riformulojnë kërkesën sipas Rregullores.

“Shpresoj që deri të enjten  opozita ta riformulojnë kërkesën për mocion dhe  ta sjellin në përputhje me Rregulloren”, u shpreh ai.

Taulant Balla: Mazhoranca është e gatshme të pranojë çdo kërkesë që vjen nga opozita, bazuar në ato mekanizma që i njihen kuvendit, një deputeti apo një grupi parlamentar. Por ajo duhet të jetë me përputhje me rregulloren e kuvendit. Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkohet për një çështje të veçantë. Jemi gjendur para një kërkesë që kishte 6 grup çështjesh. Kërkohej të kishte një mocion me debat, për procesin qeverisë të 12 viteve të fundit, kërkohej që të kishte një mocion me debat për programin qeverisë të periudhës në vijim dhe 4 çështje të tjera…Shpresoj  që deri të enjten kolegët e PD ta kenë riformuluar kërkesën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat