Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra, Gjykata Kushtetuese: Pezullohet procesi i zgjedhjeve!

Shqipëria

Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra, Gjykata Kushtetuese: Pezullohet procesi i zgjedhjeve!

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 13:16
Erion Veliaj

Gjykata Kushtetuese pezullon procesin e zgjedhjeve në Tiranë.  Kjo ka qenë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për News24, e cila ka bërë me dije se ka regjistruar kërkesën e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij dhe ka shpallur publikimin e regjistrimit.

Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës.

Kjo nënkupton se ata janë tashmë të informuar për kërkesën e depozituar. Gjykata thekson gjithashtu se pezullimi i vendimit të shkarkimit mbetet në fuqi deri në një vendim përfundimtar.

Pyetje Gjykates Kushtetuese:

Duke qenë se Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë kundër shkarkimit të tij më GJK.

Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, a do ta njoftojë GJK sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës mbi pezullimin ex-lege të vendimit të shkarkimit të tij?

Pergjigje Gjykata Kushtetuese:

Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat