Tepelenë, regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

Shqipëria

Tepelenë, regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 19:15
Policia

Një infermier 39-vjeç nga Memaliaj, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre pas inga hetimet dyshohet se ka regjistruar në mënyrë fiktive një person të dënuar me arrest shtëpie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori.

 Ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”)”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat