Kultivoi kanabis në parcelë/ Mirditë, arrestohet 51-vjeçari. Asgjësohen bimët narkotike

Shqipëria

Kultivoi kanabis në parcelë/ Mirditë, arrestohet 51-vjeçari. Asgjësohen bimët narkotike

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Policia arrestoi një 51-vjeçar në fshatin Bisakë pasi u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat