Ky është autori që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit

Shqipëria

Ky është autori që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 19:14
(Në të majtë) Elvis Shkëmbi dhe Astrit Kalaja (në të djathtë)

Media ka siguruar fotografinë e Elvis Shkëmbit, autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Autori i arrestuar mësohet se ka qëlluar tri herë mbi qytetarin. Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjetër, babë e bir. Njëri nga të cilët ka marrë një plumb në krah, tjetri një plumb poshtë brinjës. 

Kalaja ishte prej 12 vitesh gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në dhjetor 2019 ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vlerësimit, pas procesit të vetingut, shkruan A2 CNN.

Image
Elvis Shkëmbi

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, brenda ambienteve të gjykatës. Autori i dyshuar është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç. Sipas policisë, ky i fundit ka qëlluar në drejtim të gjykatësit dhe palës tjetër në proces, Rakip dhe Ervis Kurtajt, babë e bir, përkatësisht 65 dhe 45 vjeç.

“Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, tha policia.

Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në gjykatë për të parë si është futur me armë autori, ndërsa po merren në pyetje edhe punonjësit e sigurisë të gjykatës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat