Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nesër pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Shqipëria

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nesër pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Ditën e nesërme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha.

Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit.

Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo.

Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit.

Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat