“Parapëlqej sistemin mazhoritar, ai i 2001 dhe 2005 më i miri”, Celibashi: Siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja

Shqipëria

“Parapëlqej sistemin mazhoritar, ai i 2001 dhe 2005 më i miri”, Celibashi: Siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 00:02
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i pyetur për sistemin zgjedhor në Shqipëri, deklaroi në Log se parapëlqen systemin mazhoritar.

Sipas tij, ky sistem me të cilën u zhvilluan zgjedhjet në vitet 2001 dhe 2005 siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja

Ilirjan Celibashi: Nuk ka një sistem zgjedhor të mirë apo për keq.

Nisur nga realiteti politik unë personalisht parapëlqej sistemin mazhoritar por kjo s’do të thotë se ky është më i mirë për Shqipërinë, sistemi i 2001 dhe 2005 ishte më i mirë, siguronte qeveri më të qëndrueshëm dhe pluralizëm të përfaqësimit në Kuvend dhe të partive të vogla të cilët në sistemin mazhoritar nuk kanë mundësi të marrin deputet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat