Beteja për bashkinë Tiranë, Kikia: Manastirliu kandidate tradicionale. Karriera jashtë politikës e Binajt mund të jetë avantazh

Shqipëria

Beteja për bashkinë Tiranë, Kikia: Manastirliu kandidate tradicionale. Karriera jashtë politikës e Binajt mund të jetë avantazh

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 18:03
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e News24, ka komentuar garën për Bashkinë e Tiranës, ku Partia Demokratike së bashku me forca të tjera opozitare kanë mbështetur kandidaturën e aktorit dhe aktivistit Florjan Binaj, përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste.

Kikia e përshkroi Manastirliun si një kandidate tradicionale, me një karrierë të gjatë në politikë dhe administratë publike, duke theksuar përvojën e saj në nivelet më të larta të qeverisjes.

“Manastirliu është kandidate tradicionale, politikane me karrierë dhe nëpunëse e nivelit të lartë të administratës që ka vite eksperiencë,” u shpreh ai.

Ndërsa për Florjan Binajn, Kikia theksoi se ai vjen jashtë sistemit politik, gjë që mund të shihet si avantazh, pasi nuk mban përgjegjësi të mëparshme në administratë.

“Florjan Binaj është një njeri që vjen jashtë politikës, pa karrierë dhe pa përgjegjësi në administratën publike dhe kjo mund të shihet si favor, sepse nuk ka asnjë element nga ku mund të sulmohet në këtë aspekt,” tha Kikia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat