Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesit e prokurorive

Shqipëria

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesit e prokurorive

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 19:01
Foto arkiv/ Kryeprokurori Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjstratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja.

Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës.

Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës.

Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej me prokurorët në mbledhjet që do mbahen në çdo prokurori për të vijuar më pas me një plan masash institucionale në koordinim edhe me institucionet e tjera të drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat