Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët e ish-kryebashkiakut nuk u paraqitën në proces

Shqipëria

Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët e ish-kryebashkiakut nuk u paraqitën në proces

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 10:49
Erjon Veliaj

Sot në orën 9 do të mbahej seanca paraprake në GJKKO për dosjen ish-kryebashkiaku Erjon Veliaj, por kjo seancë nuk u zhvillua.

Avokatët e Veliajt nuk u paraqitën në seancë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca ishte parashikuar të shtyhej.

Kjo pasi disa nga mbrojtësit kanë bërë kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që ka ndërmarrë Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat