Sali Berisha: Shembet masivi shkëmbor në Theth, pamje të rralla nga veriu i vendit

Shqipëria

Sali Berisha: Shembet masivi shkëmbor në Theth, pamje të rralla nga veriu i vendit

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 17:46
Shembet masivi shkëmbor në Theth, pamje të rralla nga vendi i ngjarjes

Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë në zonë.

“Në Theth shembet mali”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale për shkak të largësisë së shembjes nga zonat e banuara.

Postimi i plotë:

Në Theth shembet mali!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat