“Janë 2 burra dhe 1 grua”, Arjan Curri plas ‘bombën’: SPAK ka bllokuar dosjet për 3 politikanë, pritet të kemi…

Shqipëria

“Janë 2 burra dhe 1 grua”, Arjan Curri plas ‘bombën’: SPAK ka bllokuar dosjet për 3 politikanë, pritet të kemi…

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 22:51
Analisti Arjan Curri

Analisti Arjan Curri ka replikuar me ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço mbrëmjen e sotme, lidhur me dosjet që ka bllokuar SPAK për politikanët e lartë, por dhe mbi një deklaratë të Karamuços se ndërkombëtarët kanë një të preferuarin e tyre për kreun e SPAK.

Karamuço tha se janë disa dosje korrupsioni të bllokuar.

Teksa u pyet në një emision televiziv se për sa politikanë bëhet fjalë, ai tha më shumë se 2. Në atë moment ndërhyri Curri:

“Janë 3 janë dy burra dhe një grua se Karmuço nuk i thotë të gjitha. Amerikanët kanë thirrur një prokuror të SPAK i cili ka bashkëpunuar me ta në trafikun e drogës dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integritetit ka thënë nuk e marr, por ka thënë se mbështes Xholin se besoj te integriteti i tij”, tha Curri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat