Makinat me shpejtësi skëterrë/ Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Shqipëria

Makinat me shpejtësi skëterrë/ Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy autovetura, që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat