Denoncimi i Vokshit për kërcënim ditën e zgjedhjeve/ Prokurori i SPAK: Hetimi nuk është në kompetencën tonë

Shqipëria

Denoncimi i Vokshit për kërcënim ditën e zgjedhjeve/ Prokurori i SPAK: Hetimi nuk është në kompetencën tonë

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 19:06
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi në seancën raportuese për veprimtarinë e vitit 2024, ka folur për krimet zgjedhore. I pyetur për denoncimin e deputetes Vokshi ditën e zgjedhjeve, prokurori Xholi pranoi se ka pasur drejtpërdrejt një komunikim me të.

Prokurori tha se ky denoncim është kanalizuar te institucioni përkatës, që është Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit, deklaroi Xholi, ka vënë në gatishmëri të gjitha strukturat.

Më tej, prokurori tha se kjo çështje nuk është në kompetencën e SPAK për t’u hetuar, kompetenca e SPAK për zgjedhje përfshin vetëm korrupsionin aktiv dhe pasiv.

“Është e vërtetë që zonja Vokshi ka komunikuar drejtpërdrejt me mua. Është kanalizuar te institucioni përkatës, që ka vënë në gatishmëri strukturat. Nuk mund të shkelim ne një kompetencë dhe të hetojmë diçka që nuk është në kompetencën tonë. Ne kemi në kompetencë vetëm korrupsionin aktiv dhe pasiv”, tha prokurori Xholi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat