Qeveria miraton katër zv.ministra të rinj, shkarkohen tre të tjerë

Shqipëria

Qeveria miraton katër zv.ministra të rinj, shkarkohen tre të tjerë

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të rinj në disa ministri.

Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;

Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;

Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;

Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat