Dekreti, Begaj shkresë Kushtetueses/ Presidenti: Të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit

Shqipëria

Dekreti, Begaj shkresë Kushtetueses/ Presidenti: Të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 17:17
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, argumentet e tij lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ai caktoi datën 9 nëntor.

Begaj kërkon që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për dekretin e tij si dhe të heqë pezullimin për zgjedhjet në Tiranë.

Gjithashtu, kreu i shtetit argumenton se duhet rrëzuar ankimi i ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, si i pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës.

Sipas Begajt, Kushtetuesja duhet të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve në një datë të re, jo më të hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat