“S’thash se shqiptarët kanë bërë gjenocid!”, Berisha shpërthen kundër Ardit Bidos: Shpike! Turp të kesh. Më transformove deklaratën

Shqipëria

“S’thash se shqiptarët kanë bërë gjenocid!”, Berisha shpërthen kundër Ardit Bidos: Shpike! Turp të kesh. Më transformove deklaratën

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 11:52
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deputetit të PS-së, Ardit Bido, i cili komentoi deklaratën e kryedemokatit.

Berisha tha se nuk kishte thënë kurrë që shqiptarët kanë kryer gjenocid.

“Deputeti i PS-së Ardit Bido, e turpshme për ty. Shpike. Turp të të vijë, falsifikator. Para jush thash sikur dhe shqiptarët të kishin kryer krim kundër serbëve apo maqedonasve, do ta dënoja.

Nuk thash kurrë se ka ndodhur. Duhet të kesh fytyrën tënde që të deformosh një deklaratë. Të dish diçka që nuk ka ndodhur një akt i tillë në 32 vite.”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat