“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…

Shqipëria

“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre.

Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

Lajmi po përditësohet…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat