Në kërkim për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, dy të arrestuar në Vlorë

Shqipëria

Në kërkim për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, dy të arrestuar në Vlorë

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Në pranga ranë shtetasit:

* Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;
* Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat